Forumi Pukjan

Forumi Pukjan pika e takimit tuaj. Vendi i navigimit Pukjanë.Forumi eshte hapur me qellim promovimin e vlerave te rrethit te Pukes ne internet. Forumi Pukjan eshte adrese jofitimpruese.Nuk eshte adrese politike a fetare. *2011-2014

- Mire se erdhet ne Forumin Pukjan -
Per te mesuar me shume mbi rrethin e Pukes hapni web faqen tone: http://forumipukjan.com/

Identifikohu

Harrova fjalkalimin



Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Nr. Rekord i përdoruesve online ishte 120 më Sun May 27, 2012 9:21 pm
Sondazh

Ka korrupsion ne institucionet e rrethit te Pukes?

 
 

Shiko rezultatin

MANGET
www.forumipukjan.com
September 2014
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Forumi Pukjane
Vizitor ne Dite
E-mail
radio

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Sot me 19 mars, kalendari Kishtar kremtoi festën e Shën Jozefit, fatit të Virgjërës Mari e Pajtorit të Kishës universale dhe njeherash pajtor i Kishes Katolike dhe Misionit Katolik Gjerman ne Fushe-Arrez. Sipas traditës, në festën e atit të kujtuar të Jezusit, kremtohet edhe festa e baballarëve. Ky kremtim ka rrënjë të thella biblike: Jozefi është patriarku i fundit, të cilit Zoti i flet përmes udhës së përvujtë të ëndrrave. Ashtu si Jozefi i Besëlidhjes së Vjetër, shën Jozefi është njeri i drejtë e besnik (Mt 1,19), që Zoti e ka zgjedhur si rojtar të shtëpisë së vet. Ai lidh Jezusin, mbretin mesianik, me pasardhësin e Davidit. Fati i Marisë dhe ati adoptuar i Jezusit, Jozefi e udhëheq Familjen Shenjte në ikje dhe në kthim nga Egjipti, duke përshkuar rrugën e Daljes.
Papa Piu IX e shpalli Pajtor qiellor të Kishës Universale; Papa Gjoni XXIII e radhiti emrin e shën Jozefit në Kanunin Romak (Meshari Romak). Po kujtojmë se Papa Gjon Pali II i kushtoi figurës dhe misionit të shën Jozefit në jetën e Krishtit e të Kishës, nxitjen Apostolike “Redemptoris Custos” - “Rojtari i Shëlbuesit”, nënshkruar më 15 gusht 1989.

Po kush ishte Shën Jozefi?
“Njeri i drejtë, zbatues i ligjit, me profesion marangoz, që vuajti dramën e amësisë misterioze hyjnore të Marisë. I lajmëruar nga Zoti në ëndërr, e pranoi me fe planin e Hyjit. 40 ditë pas lindjes, Jozefi me Marinë e çuan foshnjën në Jerusalem për ta paraqitur në tempull e atje takuan plakun Simeon, i cili parafoli një ardhmëri misterioze për këtë fëmijë. Jozefi e dëgjoi e i besoi përsëri Zotit. Kur Jezusi mbushi 12 vjet, prindërit e morën me vete në shtegtim drejt Jerusalemit; e ja se në kthim e sipër, pa i njoftuar, Jezusi u ndalua në qytet. E ëma e pyeti pse ua kishte shkaktuar këtë pakënaqësi e Jezusi dha një përgjigje që as Maria e as Jozefi nuk e kuptuan. E Jozefi uli kokën e u bind. Ky pra është Shën Jozefi: një besimtar që e ka lëshuar plotësisht vetveten në duart e Zotit.

Nganjëherë të krijohet përshtypja se figura e Shenjti mbetet paksa e fshehur në hagjiografinë klasike. Për Shën Jozefin Ungjijtë dokumentojnë vetëm heshtjen e kjo po, është e jashtëzakonshme. Nënshtrim absolut para vullnetit të Zotit, lëshim i plotë i vetvetes në dorën e Zotit, bindje absolute përballë planit hyjnor të shëlbimit, edhe në gjërat më të natyrshmet, siç është dëshira e atësisë natyrore. Në këtë Jozefi ishte plotësisht heroik e gati –gati i parapriu përgjigjes “Po, o Atë!” që do të jepte Jezusi.

Ç’vlerë ka figura e tij sot?
Koncili II i Vatikanit ia ka kushtuar kapitullin V të Kushtetutës mbi Kishën thirrjes të të gjithë të pagëzuarve për të ecur në rrugën e shenjtërisë. E Gjon Pali II, në Letrën apostolike Tertio Millennio adveniente, propozoi një punë baritore të zakonshme për promovimin e shenjtërisë. Me fjalën shenjtëri nënkuptonte dhuratën për të jetuar çdo ditë si bij të Zotit, duke bërë vullnetin e Atit. Shën Jozefi jetoi pikërisht kështu. E jetoi me besnikëri të jashtëzakonshme jetën e zakonshme që i kishte caktuar Zoti.

Figura e Shenjtit është model për baballarët e sotëm.
Duhet të mësojnë nga Shën Jozefi sidomos se bijtë janë dhuratë e madhe e Zotit, se duhen dashur e nuk duhen sunduar. Kanë nevojë absolute për ndihmë gjatë rritjes, por gjithnjë duke respektuar lidhjen e tyre me Zotin e me vullnetin e Tij. Në një farë pike, Jozefi zhduket: ndër Ungjijtë mbetet vetëm Jezusi. Kjo është edhe metafora e atit që pak nga pak u jep bijve pavarësinë. Madje, duhet t’i ndihmojë që kjo pavarësi të arrihet sa më mirë që të jetë e mundur.

Shiko profilin e anëtarit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi