Forumi Pukjan

Forumi Pukjan pika e takimit tuaj. Vendi i navigimit Pukjanë.Forumi eshte hapur me qellim promovimin e vlerave te rrethit te Pukes ne internet. Forumi Pukjan eshte adrese jofitimpruese.Nuk eshte adrese politike a fetare. *2011-2014

- Mire se erdhet ne Forumin Pukjan -
Per te mesuar me shume mbi rrethin e Pukes hapni web faqen tone: http://forumipukjan.com/

Identifikohu

Harrova fjalkalimin



Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Nr. Rekord i përdoruesve online ishte 120 më Sun May 27, 2012 9:21 pm
Sondazh

Ka korrupsion ne institucionet e rrethit te Pukes?

 
 

Shiko rezultatin

MANGET
www.forumipukjan.com
October 2014
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Forumi Pukjane
Vizitor ne Dite
E-mail
radio

You are not connected. Please login or register

Ansambli "Puka"

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Ansambli "Puka" prej Fri Mar 02, 2012 7:28 pm

Puka shtrihet mbi nje terren kodrinor malor, ne pjesen Veri Qendrore te Shqiperise. Qyteti i Puke, qendra administrative e rrethit me te njejtin emer, eshte ndertuar ne rrafshin e Pukes, ne lartesine 800-838 m, 150 km larg Tiranes. Distrikti ka nje popullsi prej afro 46000 banoresh.
Puka ka qene e banuar qe ne lashtesi nga iliret dhe njihet si nje zone qe ka ruajtur dhe trasheguar vlera te rendesishme te kultures, historise dhe artit, duke qene ne shekuj nje qender e rendesishme e rrugekalimeve te njohura, qe lidhin qytetet e rendesishme te Kosoves, si Prizreni, Gjakova, etj me Shkodren, Lezhen, Durresin etj. Udha e lashte qe fillonte nga Adriatiku dhe perfundonte ne Dardani (Kosove) i dh emrin edhe vete Pukes (Via Publica/Udhe Publike/ Puke)

Ansambli "PUKA"


Ansambli "Puka" ka filluar te organizohet qe ne vitin 1948, mbi bazen e perzgjedhjes se elementeve me te mire nga te gjithe grupet e shumta folklorike te distriktit dhe emrin e mori nga vete emri i qytetit Puke. Ne memorien e popullit pukjan, debutuesit e pare te ansambli "Puka", si valletaret Avdulla Laci, Demush Pema, Mehmet Rrapushi, Ram Selimi, Mark Maluta, instrumentisti virtuoz dhe i talentuar Ndue Shyti (Artist i Popullit dhe Qytetar nderi i Pukes), Frrok Haxhia (Artist i Merituar), rapsodi Fran Pali, Tom Nikolla (nderuar me Medalejen e Arte ne festivalin e Moskes ne vitin 1957), etj. Do te kujtohen gjate si artistet e pare qe i dhane jete, emer dhe vlera origjinale tradicionale te krahines, ansamblit.
Artisti pukjan ka jetuar dhe eshte frymezuar ne nje mjedis te mrekullueshem natyror, ne mes pyjeve mahnitese shekullore, bjeshkeve me bore dhe livadhe plot arome lulesh, por edhe ne nje treve tipike Veriore, me burra e gra te pashem, fisnike, luftetar, patriote, bujare dhe te beses, gjithmone te panenshtruar nga pushtuesit e huaj.
Jane keto te vecantat e Pukes, qe frymezuan artistin pukjan, qe me çifteline e tij te thjeshte, daullen, lahuten, zumaren, fyellin, gjethin etj, te shprehte ne vite me krenari ndjenjat e tij epiko-lirike, duke ruajtur e zhvilluar traditen e tij kulturore, nepermjet kengeve, valleve, kostumeve te larmishme, qendisjeve etj.
Regjisori i talentuar Fran Vukaj, koreografi me pervoje Riza Hoxha, studiuesit e muzikes e te folklorit prof. Yllka Selimi e Sabrije Nushi perpunuan dhe ngriten ne art, nepermjet artisteve te ketij ansambli, vlerat kulturore me te spikatura te artit popullor pukjan.
Keshtu orkesta me popullore me vegla muzikore te krahines se Artisitit te Popullit Ndue Shyti, ne perberje te se ciles ishin instrumentistet e pasionuar si Fran Zefi, Pjeter Nimani, Mark Shyti, Besnik Haxhia, Sadri Lleshi, Gjovalin Ndreca etj, u be e njohur brenda dhe jasht vendit, duke interpretuar me mjeshteri te larte e duke shoqeruar valle e kenge te tradies.
Brezi i ri i valltareve si Besim Ramadani, Rudina Elezi, Shpresa Terbuni, Alma Haxhia, Ferit Demushi, Sabah Mustafa etj, vazhdojne te interpretojne me nivel te larte artistik vallet origjinale te Pukes. Ne perberjen e ketin ansambli ka kengetare te njohur si: Vitore Rusha, Fran Gjoka, Zoje Pali, Nikolle Cara, Faik Pema, Gezim Ahmeti, Lush Binaku, Dava Gjergji, Armir Cena, Vitore Matoshi, Gjovalin Nikolli, Mejreme Xaja etj.
Ansambli "Puka" eshte dekoruar me Urdherin e Larte "Naim Frasheri" te klasit te pare. Ka marr pjese mbi 26 cmime e medalje. Ka perfaqsuar Shqiperine ne aktivitete nderkombetare, si ne Festivalin Nderkombetar ne Ismilise ne Egjipt, ne shtator 1998.
Puna me perkushtim e Drejtorit te qendres Kulturore Riza Tafilaku, mbeshtetja e vazhdueshme e z. Halit Furriku (kryetar i bashkise ne vitet 1996-2000), ka bere qe ansambli "Puka" te njihet e te vleresohet edhe jasht vendit, duke dhene koncerte ne shume qytete te Zvicres, Egjiptit, Malit te Zi, Kosoves etj.
Vlersim, sukses shume i madh dhe nje ngjarje e shenuar per artistet popullore te Pukes eshte edhe dhenia e Cmimit Evropian te Artit Popullor, Asambli "Puka" nga Fondacioni gjerman Alfred Toepfer F.V.S ne Hamburg.
Ne kuadrin e dorezimit te ketij cmimi, ne fillim te muajit qeshor 2001, Bashkia e Pukes dhe Drejtoria Kulturore jane angazhuar ne organizimin e aktivitetit "Dite te Kultures Pukjane", qe do te jete nje feste e vertet e kultures dhe artit popullor te krahines.
Artistet e Ansambli "Puka" dhe banoret e qytetit vlersojne shume dhe shprehin mirenjohje te vecante per njohjen, vleresimin dhe mbeshtetjen qe i ka dhene ketij ansambli shoqata e miqesise Austri-Shqiperi , me presidente zj. Mariana Graf, Qytetare nderi e Pukes dhe kordinatori Skender Thaci.
______
Pergatiti: Gezim Kopani
Ilustroi: Forumi Pukjan
Burimi: Qendra Kulturore Puke. Viti 2001

Shiko profilin e anëtarit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi